Drejtuesja politike e PS Fier Belinda Balluku mori pjesë në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Roskovec, ku u fokusua tek analiza e rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.
Gjatë takimit, Balluku theksoi nevojën për një proces të ri rienergjizimi të çdo strukture të partisë, me synimin për të qenë sa më të përgatitur për një fitore edhe më bindëse në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo u shpreh se Partia Socialiste do të jetë e pranishme në terren në të gjithë qarkun, për të dëgjuar qytetarët, për të ndarë arritjet e deritanishme dhe për të diskutuar hapur për sfidat që priten.
Sipas saj, vetëm përmes bashkëpunimit me qytetarët mund të ndërtohet më shumë dhe më mirë për të ardhmen.










