Ballina Aktualitet Balluku ne Fier: Fitorja me 12 mandate erdhi nga puna, jo nga...

Balluku ne Fier: Fitorja me 12 mandate erdhi nga puna, jo nga “bishtat e brirët” e opozitës

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndaloi në selinë e Partisë Socialiste në Fier, ku përcolli një mesazh për strukturat dhe mbështetësit e majtë.

Ajo kujtoi rezultatin e fundit elektoral me 12 mandate në qark, duke ironizuar kundërshtarët politikë që, sipas saj, “s’i lanë bisht e brirë pa vënë” fitores socialiste.

“Është ca më e thjeshtë nga sa e mendojnë. Duhet punë, impenjim, energji, pikërisht atëherë kur të tjerët flenë apo dergjen kafeneve duke na gjetur bishtin”, – u shpreh Balluku ne takimin me strukturat e PS FIER.

Sipas saj, sekreti i çdo fitoreje politike nuk qëndron tek retorika e kundërshtarëve, por tek puna në terren dhe angazhimi i vazhdueshëm i strukturave socialiste

Dikush do të pyeste – bëhet analizë edhe kur triumfon si kurrë më parë? Sigurisht, dhe të imtësishme madje. Ne jemi në garë me veten, me kohën. Analiza, reflektimet dhe gjithçka që mund të na përmirësojë performancën janë pjesë e punës sonë. Meritokracia është bazë e aksionit tonë,” – u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se fitorja e socialistëve në Fier nuk është arsye për vetëkënaqësi, por një detyrim për të rritur standardet dhe për të vijuar punën me përkushtim ndaj qytetarëve.