Balluku mbledh neser Asamblenë e zgjeruar te PS FIER

Nesër në orën 18:00 ne sallen e Teatrit “Bylis”, Partia Socialiste e Fierit do të zhvillojë mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar, një takim i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet brenda strukturave te PS dhe pergatitjeve per zgjedhjet vendore

Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, së cilës i është besuar drejtimi politik nga kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama, pritet të vendosë theksin te forcimi i strukturave të partisë dhe organizimi për proceset e reja zgjedhore brenda kësaj force politike.

Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe riorganizimi i bazës socialiste, rritja e angazhimit në terren dhe konsolidimi i mbështetjes elektorale në një nga qarqet më të rëndësishme të vendit.

Megjithëse Fieri konsiderohet tradicionalisht një bastion i Partisë Socialiste, drejtimi i këtij qarku mbetet një test politik për Ballukun, veçanërisht pas rezultatit të thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku PS siguroi 12 mandate.