Balluku mbledh asamblen e PS ne PATOS

Balluku në Patos: Riorganizimi i PS, më pranë qytetarëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori pjesë në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Patos, ku theksoi rëndësinë e riorganizimit të punës në terren.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se procesi që ka nisur në të gjithë qarkun synon të afrojë më shumë strukturat e partisë me qytetarët, duke dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe duke iu përgjigjur nevojave reale me përgjegjësi.

Ajo nënvizoi se takimet në terren do të mbeten një urë e fortë lidhëse me komunitetin, ku bashkëbisedimi dhe ndërtimi i besimit janë thelbësore.

Sipas saj, dyert e Partisë Socialiste do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij angazhimi të përbashkët.