Ballina Shqiperia ime Balluku-Marrëveshje e re për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të vendit

Balluku-Marrëveshje e re për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të vendit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka nënshkruar marrëveshjen për projektin “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019”.

Balluku theksoi se ky projekt është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme me Qeverinë Italiane, si dhe një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës energjetike të vendit.

“Sfida jonë është të garantojmë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti, duke sjellë zhvillim, siguri dhe qëndrueshmëri”, u shpreh Balluku, duke falënderuar Italinë për mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm. 🤝