Ballina Aktualitet Balluku: Diplomacia ekonomike, çelës për vizionin “Shqipëria 2030”

Balluku: Diplomacia ekonomike, çelës për vizionin “Shqipëria 2030”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në aktivitetin DIPLO2025, me praninë e ambasadorëve shqiptarë në botë.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e diplomacisë ekonomike si instrument për realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”, duke vënë në dukje projektet strategjike në infrastrukturë dhe energjitikë.

Sipas saj, këto projekte nuk kanë vetëm vlerë kombëtare, por edhe rajonale, duke e pozicionuar Shqipërinë si një pikë kyçe për Ballkanin Perëndimor.