Sikurse është lajmëruar më parë nga qeveria, tuneli i Llogarasë që lidh Vlorën me fshatrat bregdetare të jugut, do të nisë aplikimin me pagesë.Aludimet kanë qenë të shumta për tarifën e kalimit të automjeteve në këtë tunel, teksa zyrtarisht nuk ka patur asgjë zyrtare.
Por sot, ministrja e Infrastrukturës dhe zv/Kryeministrja, Belinda Balluku, bëri të ditur se sipas të gjitha kostove operacionale për një rrugë kalimi të një autoveture, çmimi do të jetë 250 lekë. Pra në total, kalimi vajtje-ardhje në tunelin e Llogarasë do të jetë 500 lekë.