Balla: SPAK po vijon hetimet, shumë shpejt rezultate, të përfshirë dhe policë

Balla: SPAK po vijon hetimet, shumë shpejt rezultate, të përfshirë dhe policë

76
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë raportimit të tij sot në komisionin e Çështjeve Europiane theksoi se SPAK po vijon hetimet, duke iu referuar dhe të dhënave nga Europol, për një tjetër aksion policor.

Sipas Ballës, të përfshirë ka gjasa të jenë dhe punonjës policie, ndërsa shtoi se kështu do të mundësohet dhe pastrimi i kësaj strukture.

“Me Kosovën kemi kaluar në një kufi të lehtësuar kontrolli. Sa i përket çështjeve që u prekën nga zonja Gjonaj, për detyrimet e kapitujve 23-24, do të doja të vija për këto çështje një herë tjetër. Është bindja ime që të kemi lëvizje sa më të shpejtë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Kemi një operim 30 sekonda për kalimin e qytetarëve në pikat kufitare. Por ka raste kur kemi abuzim të punonjësve në pikat kufitare. Në kuadër të pastrimit të policisë, në këto 2 muaj e pak që jam në ministrinë e Brendshme, kemi një numër të madh të policisë të arrestuar apo proceduar. Pastrimi i policisë është pjesa e kalimit të policisë në një nivel tjetër, ku qytetarëve t’u kthehet besimi te policia. Është e vërtetë që në këto 30 e kusur vite ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të jenë të përfshirë në kontakte me botën e krimit. Ndaj i kam kërkuar drejtorit të policisë, për shkak se jemi në kontakt dhe me Europolit që të jemi të informuar. Për çdo punonjës të policisë së shtetit që do të rezultojë se do të ketë pasur përfshirje në këto rrjete, do të përjashtohet nga Policia e Shtetit, edhe nëse në ato komunikime s’do të jetë i përfshirë. Nëse policët ulët në kafe apo restorante me grupe kriminale, do të zbatohen masa. Prokuroria, këtu i referohem SPAK, po vazhdon hetime të thelluara mbi bazën e të dhënave nga EUROPL dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete ku do të ketë dhe punonjës të policisë (të përfshirë), ku do të vetëpastrohet policia por dhe shoqëria.”, tha Balla.

S'KA KOMENTE