Balla publikon videon: Sylvinho ka pranuar shtetësinë shqiptare

Balla publikon videon: Sylvinho ka pranuar shtetësinë shqiptare

58
SHPËRNDAJE

Atë çka De Biasi e bëri në 2 vite, Sylvinho e bëri në vetëm 8 ndeshje. “Strategu” brazilian risolli në Kombëtaren tonë “shpirtin” e skuadrës dhe harmoninë në grup, duke na dërguar kështu, për herë të parë në historinë tonë, si të parët e grupit dhe për të dytën herë në kompeticion, në Kampionatin Evropian të futbollit, “Euro 2024”.

Kjo arritje nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe nga “liderët” e shtetit tonë, të cilët këtë të mërkurë, gjatë Samitit të Diasporës, që po mbahet në Pallatin e Kongereseve kanë bërë të ditur, që tekniku brazilian ka pranuar të marrë shtetësinë shqiptare.

Me anë të një video, të publikuar në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale, nga Samiti i Diasporës, teksa ndodhet afër teknikut Sylvinho, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se ka pranë shqiptarin e fundit, që ka pranuar të jetë qytetari ynë.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”,- thuhet në video e publikuar nga Balla e më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit

https://www.facebook.com/share/v/ugh9HUF4GHzVvSmy/?mibextid=PkCAf5

S'KA KOMENTE