Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat foli për rastin ‘Balluku’ dhe ankimimin e pezullimit nga GJKKO në Gjykatën Kushtetuese. Balla tha se edhe ai si kryeministri Rama, mendon se gjykata nuk ka kompetencë që të pezullojë një ministër.
Duke iu referuar rastit në fjalë, Balla në asnjë moment nuk shqiptoi emrin e Belinda Ballukut, por iu referua me postin drejtues që ajo mbante si ministre.
“Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që bën ligjin në Shqipëri, s’ka autoritet tjetër, Mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë. Kuvendi i di detyrat e veta që ka në kudër të këtij procesi. Përmbushja e detyrave të shtëpisë nga Shqipërisë për BE lidhet me legjislacionin. E kam ndjekur këtë gjë në Kroaci në 2009-ën. Nuk po shpikim diçka, por janë disa detyra që duhet t’i bëjë vendi ynë. Janë gjëra që duhet të bëhen me opozitën. SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa i përket rastit në fjalë, kryeministri ka qenë i qartë. Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103. Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha ai.











