Avion luftarak rrëzohet pranë një baze ajrore amerikane në Kuvajt

Një avion luftarak është rrëzuar mbi territorin e Kuvajtit, pranë një baze ajrore të Shteteve të Bashkuara, sipas një videoje të gjeo-lokuar nga CNN, e cila u publikua në internet ditën e hënë.

Pamjet tregojnë avionin të përfshirë nga flakët, teksa bie me një rrotullim të shpejtë nga qielli. Sipas analizës së CNN, videoja sugjeron se rrëzimi ka ndodhur brenda një rrezeje prej rreth 10 kilometrash nga baza ajrore amerikane Ali Al Salem në Kuvajt.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe as se cilës forcë ajrore i përkiste avioni. Sipas CNN, avioni luftarak me dy motorë që shfaqet në pamje përputhet me tipologjinë e një F-15E ose F/A-18. Kuvajti, nga ana e tij, operon gjithashtu avionë luftarakë të tipit F/A-18.

CNN bën me dije se ka kontaktuar Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kuvajtit për të marrë një reagim zyrtar lidhur me incidentin. Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet përkatëse