Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka sqaruar rrethanat e tentativës për grabitjen e një banke në Rrugën e Kavajës, mesditën e kësaj të enjteje.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:15, shtetasi me inicialet Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke me qëllim vjedhjen e saj. Gjatë qëndrimit në brendësi të bankës, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia njofton se në përfundim të veprimeve hetimore do të japë informacion më të plotë për rastin.










