Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz.
Automjeti me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç ka përplasur 57-vjeçarin S.V., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 57-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të tij.
Njoftimi i Policisë:
Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksident.