Atentati ndaj shqiptarit në Greqi, zbardhen detaje të reja

Atentati ndaj shqiptarit në Greqi, zbardhen detaje të reja

167
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar, baba i një fëmije të mitur, i cili ishte dhe banues prej shumë vitesh në Palaio Faliro me familjen e tij. Në lagjen ku jetonte që kur shkoi në Greqi, gati 20 vjet më parë, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti, cilësohet si një njeri paqësor që mbante kontakte me bashkatdhetarët e tij nga Shqipëria dhe nuk ishin të paktë ata që e vizitonin në banesën e tij në katin e 4-të në një pallati në rrugën “Atlantos”.

Madje, shumë herë në lagje kanë bërë përshtypje makinat luksoze që drejtoheshin nga bashkatdhetarët e Thimi Drobonikut. Viktima, i njohur edhe si Thimi Prifti për autoritetet, është identifikuar menjëherë nga Policia kur u njoftua për sulmin vrasës ndaj tij. Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka precedentë penalë në Greqi. Konkretisht në maj të vitit 2023 akuzohej se kishte trafikuar 700 gramë kokainë me dy bashkëpunëtorët e tij grekë, të cilët përveç rasteve të drogës, kanë qenë edhe të akuzuar për krime të tjera. Gjithashtu, në vitin 2004, 56-vjeçari akuzohej për trafikim të 1 kg heroinë. Para disa vitesh ai ka qenë bashkëpronar në një kafene, ndërsa së fundmi nuk punonte.

Arrestimi në maj 2023
Më datë 25 maj, në kuadër të një operacioni madhor të Agjencisë së Drogës në zona të ndryshme të Athinës, u arrestuan 4 persona si anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në posedimin dhe tregtimin e kokainës dhe produkteve kontrabandë të duhanit në zonën e gjerë të Athinës.

Konkretisht u arrestuan 3 shtetas të moshës 51, 55 dhe 63 vjeç dhe 56-vjeçari shqiptar.
Sipas Policisë, grupi ka pasur një veprim të dyfishtë. Ai trafikonte sasi kokaine dhe në të njëjtën kohë magazinonte, standardizonte dhe kontrabandonte produkte duhani në zona të ndryshme të Athinës.
Sipas Policisë, anëtarët drejtues të grupit ishin 55-vjeçari grek dhe 56-vjeçari shqiptar, të cilët ishin përgjegjës për gjetjen dhe furnizimin e drogës dhe produkteve të duhanit, si dhe gjetjen e klientëve me bashkëpunëtorët e tyre të drejtpërdrejtë.
51-vjeçari akuzohej për ruajtje dhe trafikim të mëtejshëm të lëndëve narkotike dhe produkteve të duhanit, ndërsa 63-vjeçari për ruajtje të produkteve të duhanit.
Po atë ditë policia kishte bërë kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve. Një kontroll është kryer edhe në shtëpinë e 56-vjeçarit në Paleo Faliro.
Në total, nga kontrollet e kryera në banesa në zonat e Nea Smyrni, Tavros, Palaio Faliros dhe Kallithea dhe në zotërim të të pandehurve, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej:
-700 gram kokainë,
-5,510 puro dhe -3,460 cigare,
-513 pako duhani,
kartë identiteti false dhe patentë shoferi false,
-4 peshore elektronike precize,
-2 makina,
shuma 2750 euro
-20 telefona celularë

S'KA KOMENTE