Asnjë nga kandidatet nuk merr shumicën ligjore, dështon raundi i dytë për...

Asnjë nga kandidatet nuk merr shumicën ligjore, dështon raundi i dytë për zgjedhjen e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese

33
SHPËRNDAJE

Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese. 

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:

1. Fiona Papajorgji – 3 vota;
2. Marjana Semini – 3 vota;
3. Holta Zaçaj – 3 vota.

Në raundin e parë më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Në mbledhjen e parë rezultati i votimit ishte:

Gjyqtarja Fiona Papajorgji – 3 vota
Gjyqtarja Marjana Semini – 2 vota
Gjyqtarja Holta Zaçaj – 4 vota.

S'KA KOMENTE