Asambleja e PS, Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri

Asambleja e PS, Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri

104
SHPËRNDAJE


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar ndryshimet në qeveri, që priten ti kalojnë për miratim Presidentit.

Ndryshimet kanë prekur 7 ministri, por ajo që vihet re është se disa emrave iu është ndërruar thjesht pozicioni, siç është rasti i Ogerta Manastirliut që nga Shëndetësia është vendosur në krye të Arsimit, apo Delina Ibrahimajt që nga Financat është caktuar ministre për sipërmarrjen.

7 propozimet e reja në qeveri: 

Ervin Mete-Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Igli Hasani- Ministër për Europën dhe punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Rinisë

Anila Denaj- Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj- Ministre për sipërmarrjen

Ministër Shteti për Pushtetin vendor Arbi Mazniku, largohet Milva Ikonomi dhe shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet.

Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.

Nga ana tjetër Rama ka propozuar dhe emrat e rinj të sekretarëve në PS: Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të Jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres.

Sekretar Organizimi: Ardian Çela

Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretare e Gruas: Evis Kushi

Sekretar digjital dhe i rinisë: Etjen Xhafa

Sekretare e marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko

Sekretar i çështjeve zgjedhore: Eridian Salianji

Sekretare e Programit: Milva Ekonomi

S'KA KOMENTE