Policia ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Farën.
Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani.
Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.