Ballina Shqiperia ime Arrestohet vajza 21-vjeçare për dhunë në familje

Arrestohet vajza 21-vjeçare për dhunë në familje

Një 21-vjeçare ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 4 në Tiranë.

Sipas informacioneve nga Policia 21-vjeçarja me inicialet A. Q. akuzohet për dhunë në familje.

Teksa e reja do të përballet me akuzën, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.