Arrestohet një nga autorët qe planifikuan atentat ndaj një personi në Berat

Arrestohet një nga autorët qe planifikuan atentat ndaj një personi në Berat

1064
SHPËRNDAJE

Arrestohet njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat.

Mesohet se në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu. Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë Hamit Berisha, 55-vjeç nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana, kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim, duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara.

S'KA KOMENTE