Ballina Shqiperia ime Arrestohet ne Fier 17 vjecari qe perplasi kalimtarin tek “shkolla e muzikes”

Arrestohet ne Fier 17 vjecari qe perplasi kalimtarin tek “shkolla e muzikes”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në lagjen “Liri Gero”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçarin që aksidentoi me automjet, shtetasin K. T., 35 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Rr., 59 vjeç, banues në Levan, pasi dje, në qytetin e Fierit, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;