Arrestohet 46-vjeçari nga Fieri-Vodhi çantën me lekë e euro nga një makinë

Arrestohet 46-vjeçari nga Fieri-Vodhi çantën me lekë e euro nga një makinë

1114
SHPËRNDAJE

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Cash”, për zbardhjen e një vjedhjeje.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që dyshohet se ka vjedhur në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente.

Në vijim të punës për parandalimim e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 46 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2023, në rrugën “Butrinti”, ka vjedhur në një automjet, një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

S'KA KOMENTE