Arrestohet 37 vjecari nga Roskoveci qe nuk iu bind policise dhe shkaktoi aksident

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:  

-B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe gjatë largimit, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale. Pas ndalimit, nga kryerja e testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur. 37-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;