Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale. Në kuadër të punës së Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u ndalua shtetasi me iniciale K. B., banues në Fier.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se më 5 janar 2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 42-vjeçari, duke e lënë të plagosur, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
27-vjeçari u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e procedurave.










