Ballina Shqiperia ime Arrestohet 20 vjecari nga Fieri, kishte marre nje shume parash nje shtetasi...

Arrestohet 20 vjecari nga Fieri, kishte marre nje shume parash nje shtetasi me ane te mashtrimit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor T. S., 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit një shumë parash një shtetasi 42 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Fier i Ri, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. N., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. S., 38 vjeç dhe L. T., 42 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi me lëndë narkotike Kokainë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi një shtetase 17 vjeçe, banuese në Divjakë, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.