Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Treblovë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. K., 38 vjeç, banues në fshatin Murriz, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet pa targa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan shtetasin O. T., 43 vjeç, banues në fshatin Libofshë (i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-kapën shtetasin K. O., 40 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Durrës. Ky shtetas dyshohet se dje, në Durrës, ka kanosur me mjet prerës (thikë), motrën e tij. Në vijim të veprimeve procedurale shtetasi K. O, u procedua në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, pasi dyshohet se qeni i tij ka kafshuar në dorë, shtetasin F. Z., 58 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Dje, kallëzuan shtetasit:
-A. H., 54 vjeç, se i kishin vjedhur një vegël pune, në oborrin e banesës, në Fier;
-A. M., 47 vjeç, banues në Ballsh, se në marketin e tij, i kishin vjedhur një shumë parash.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










