Ballina Shqiperia ime Arrestime dhe procedime të reja nga Policia e Fierit

Arrestime dhe procedime të reja nga Policia e Fierit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. P., 3P vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Fier (shtetas me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 52 vjeç, banues në fshatin Gorre, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në një banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.