Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 37 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. P., 47 vjeç, A. D., 38 vjeç dhe P. D., 36 vjeç, të tre banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Çlirimi”, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. V., 62 vjeç, L. F., 68 vjeç, M. F., 64 vjeç dhe F. Ç., 66 vjeç, të gjithë banues në fshatin Klosë, pasi dyshohet se kanë pushtuar një sipërfaqe toke në këtë fshat;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të mëtejshëm të rastit të dëmtimit dyshohet aksidental të shtetasit P. H., 40 vjeç, gjatë punës në një mobilieri në Ballsh. I dëmtuari mori mjekim dhe u largua në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.