Ballina Shqiperia ime Arrestime dhe procedime në Fier e Lushnjë, për dh*në në familje, përndjekje...

Arrestime dhe procedime në Fier e Lushnjë, për dh*në në familje, përndjekje dhe vetëgjyqësi

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. F., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të fejuarën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka pluguar një sipërfaqe toke që është pronë e një subjekti.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi posedonte doza Cannabisi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.