Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, iu gjetën doza Cannabisi të gatshme për shitje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 50 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për babanë e tij, shtetasin Th. B., 65 vjeç, dhe për shtetasin M. C., 70 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, 2 shtetasit dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin, 70-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 14 vjeç, banues në Himarë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas 11 vjeç, banues në Lushnjë.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A., 58 vjeç, M. Ç., 51 vjeç dhe T. Ç., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.