Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin H. E.(S)., 37 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. M., 56 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi T. M., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-M. V., 71 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-një 16-vjeçar, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ll., 52 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi i mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë.










