Apeli lë në fuqi vendimin, sekuestrohen pasuritë e kriminelit nga Berati

Apeli lë në fuqi vendimin, sekuestrohen pasuritë e kriminelit nga Berati

259
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin nr.20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsoion dhe Krimin e Orgnizuar, pas ankimit të paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç.

Pas këtij vendimi gjakata vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Edison Çobo, që janë apartamente dhe zona kadastrale.

Çobo njihet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Ngjarja më e rëndë kriminale për të cilën ai është akuzuar ka qenë ajo e vitit 2013, ku bashkë me 3 persona të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond P. dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Por përveç krimeve për të cilat është hetuar e akuzuar ndër vite, ai njihet edhe si vëllai i Ardian Çobos, ish-presidentit të Tomorit, i cili u ekzekutua më 13 maj të vitit 2000, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Bashkë me Çobon mbeti i vrarë edhe Luan Zylfo, arbitri i ndeshjes Partizani-Tomori, ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë. Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar 20 vite më parë ndodhi në javën e parafundit të kampionatit kombëtar. Në orën 15:00 do të luhej ndeshja Partizani-Tomori. Partizani në prag të rënies nga kategoria, ndërsa Tomori ishte shumë pranë titullit. Në përfundim të ndeshjes, me fitoren ndaj Partizanit, Tomori u barazua me pikë me Tiranën kryesuese, që në të njëjtën ditë barazoi në Gjirokastër.

S'KA KOMENTE