Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, mblidhet sot Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për të shqyrtuar mosmarrëveshjen e kompetencës mes Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO), lidhur me vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kryeministri Edi Rama ankimoi vendimin e GJKKO-së për shfuqizimin e masës së pezullimit, ndërsa Gjykata Kushtetuese riktheu Ballukun në detyrë.

Sot, Gjykata është mbledhur 2 herë për këtë çështje, në orën 10:00, 11:00 dhe mbledhja e tretë i kushtohet shqyrtimit të kërkesës së kryeministrit për shpalljen si antikushtetuese të pezullimit të Ballukut.

Pritet që gjyqtarët të mblidhen sërish në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do të dalin me vendim përfundimtar apo do të kërkojnë kohë shtesë.