Ballina Bota Al*rmi për cunami në Japoni! Ambasada e Shqipërisë në Tokio thirrje shtetasve...

Al*rmi për cunami në Japoni! Ambasada e Shqipërisë në Tokio thirrje shtetasve shqiptarë

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar një njoftim urgjent në lidhje me paralajmërimet e lëshuara nga autoritetet japoneze për tsunami në disa rajone të vendit pas një tërmeti 8.8 ballë në Rusinë Lindore.

Në deklaratën zyrtare, Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin me vëmendje informacionet dhe udhëzimet zyrtare të autoriteteve lokale.

“Ju lutemi të respektoni me përpikmëri udhëzimet që jepen nga autoritetet japoneze dhe të qëndroni të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm në zonën ku ndodheni,” thuhet në njoftim.