Aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Vlorës. Automjeti me dy të rinj, një prej tyre ka ndërruar jetë tjetri në gjëndje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti, kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge.Mesohet se viktima është Luan Llano 19 vjeç ndërsa i plagosuri Tomorr Brati ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.