Aksident rrugor, procedime penale dhe zjarr në banesë – njoftim nga Policia e Fierit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi automjeti që drejonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi A. P. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi Xh. B., të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 59 vjeç, dhe M. Gj., 28 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të banesës së vëllait të 59-vjeçarit.

Mallakastër/Dje, në fshatin Ninësh, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.