Një aksident rrugor është regjistruar sotëm në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford (fuoristradë) me targa AB 921 OF.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.










