Ballina Shqiperia ime Aksident në “Qafën e Koshovicës”FIER – POLICIA jep detaje ,4 të...

Aksident në “Qafën e Koshovicës”FIER – POLICIA jep detaje ,4 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët dhe vetë drejtuesi i automjetit. Të katërt ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.