Ballina Shqiperia ime Aksident ne Levan-Tepelene/ Mikrobusi përplas makinën me tre turistë francezë

Aksident ne Levan-Tepelene/ Mikrobusi përplas makinën me tre turistë francezë

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë/

Një aksident rrugor është regjistruar sot në segmentin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Dy automjete, një “Audi” me të cilin udhëtonin turistë të huaj dhe një mikrobus me targa të Libohovës, janë përplasur mes tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po asistojnë të lënduarit dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.