Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Fier–Libofshë, një automjet tip Benz ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, u transportuan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, 55-vjeçari N. Sh., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.










