Ballina Shqiperia ime Aksident ne Fier- Levan-Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike

Aksident ne Fier- Levan-Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit” . Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë reezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjęsit e OSHEE , për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.