Aksident në bypass-in e Lushnjës, makina përplas 45-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e autostradës në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një 45-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Mësohet se ai kishte kaluar barrierën anësore mbrojtëse dhe, pavarësisht përpjekjes së drejtuesit të mjetit për të shmangur përplasjen, aksidenti nuk është evituar.

Si pasojë, 45-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.