Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të “Pushimit të shoferit”.
Disa mjete u përplasën mes tyre duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento, i cili sic shihet nga pamjet është përmbysur gjatë përplasjes.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore