Ballina Shqiperia ime Agjentët e BKH dhe operacionales ishin në Fier për hetime top sekrete

Agjentët e BKH dhe operacionales ishin në Fier për hetime top sekrete

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku hetuesit e BKH u përplasën me të afërmit e ish kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Sipas burimeve mesohet se janë arrestuar 3 persona, ndërsa sipas policisë, BKH dhe operacionalja ka qene në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt.

Natyra e veprimeve dhe rasti konkret mbahet top sekret, por gjatë këtyre veprimeve është ngritur dhe dron nga BKH për vëzhgim të subjekteve.