Nga 8 maji do të nisë testimi i Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës dhe brenda 2 muajsh parashikohet të përmbyllet certifikimi i nevojshëm për t’i hapur rrugë fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil inspektuan punimet që janë duke u kryer në këtë vepër aeroportuale, duke vënë në dukje se nisja e operimit do të ndikojë në rritjen e transportit ajror dhe zhvillimin e turizmit.
Po ashtu u bë me dije se pranë këtij aeroporti do të hapet Akademia e Aviacionit, për ngritjen e kapaciteteve të reja.
Sipas Ballukut në Aeroportin e Vlorës parashikohet të punësohen 1200 punonjës.