Abuzime me çmimet në Fier, tregtarët nuk lëshojnë kupon tatimor: “Paqja fiskale” po dëmton qytetarët e thjeshtë

Përveç rritjes së përgjithshme të çmimeve në tregje dhe njësi tregtimi, qytetarët e Fierit po përballen edhe me rritje fiktive të çmimeve në produkte të ndryshme, që nga artikujt ushqimorë e blegtoralë, deri te veshjet dhe mallrat e tjera të konsumit.

E ashtuquajtura “paqe fiskale” për bizneset duket se po shndërrohet në një mekanizëm që favorizon tregtarët, të cilët jo vetëm po përfitojnë, por edhe po shkelin hapur ligjin, duke abuzuar me çmimet dhe duke rënduar xhepin e konsumatorit.

Sipas ankesave të qytetarëve, shumë njësi tregtimi:

  • nuk i kanë çmimet të afishuara,
  • i ndryshojnë ato në mënyrë arbitrare,
  • dhe nuk lëshojnë kupon tatimor, duke fshehur të ardhurat reale.

Ndërkohë, mesohet se inspektoret e Drejtorise së Monitorimit të Tatim-Taksave në Fier nuk kanë hapësirë për kontrolle efektive, pasi janë orientuar nga Drejtoria e Përgjithshme që të mos ndërhyjnë apo ndëshkojnë bizneset, edhe në rastet kur evidentohen shkelje të qarta.

Në këtë situatë, qytetarët ndihen të pambrojtur, ndërsa mungesa e kontrollit po krijon terren për abuzim të hapur dhe informalitet, në dëm të konsumatorit dhe të ekonomisë