Një bar-kafe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Karbunarë të Vogël, në Lushnjë.
Si pasojë e zjarrit, lokali është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa po punohet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










