Pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh, Gjykata ka vendosur vijimin e masave të sigurisë për personat nën hetim në dosjen e tjetërsimit të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Fier.
Sipas vendimit, gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për drejtorin e Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, Dilaver Shytin dhe noteren Anila Haxhiu.
Ndërkohë, për Fjorelo Bidon është vendosur zëvendësimi i masës “Arrest në burg” me tri masa sigurie: ndalimi për të dalë jashtë shtetit, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik.
Gjykata ka vendosur gjithashtu vijimin e masave të sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për personin me inicialet A.J.
Vendimi vjen pas shqyrtimit të kërkesave në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronës shtetërore.









