Rama mbërrin në Gjirin e Lalzit për Asamblenë e PS-së, në fokus edhe kërkesa e Veliajt për mocion mosbesimi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalzit, ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i PS-së është paraqitur në ambientet e takimit duke mbajtur në dorë një dosje.

Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të shumta politike dhe debate brenda Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë organizimi i partisë, zhvillimet e fundit politike dhe mesazhet që drejtuesit socialistë do të përcjellin.

Vëmendja është përqendruar edhe te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në Asamble dhe ka bërë thirrje për aktivizimin e mekanizmit të mocionit të mosbesimit ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar kryeministrin si pengesë për partinë.