Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, në Gjirin e Lalëzit.
Takimi zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme politike, ndërsa në fokus pritet të jenë organizimi i partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Ashtu si në mbledhjet e mëparshme të Asamblesë, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve në qeveri apo në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa mbledhja pritet të shërbejë edhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm politikë dhe organizativë të kësaj force.










