Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Askove.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.